Një taksist serb ka ‘bllokuar’ komunikacionin në Paris në mënyrë që ta përshëndesë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.
Ai fillimisht e pa Vucicin teksa po deklarohej për gazetarë në një shesh të kryeqytetit francez, para një dreke të organizuar nga presidenti i vendit Emmaneul Macron, raportojnë mediat serbe, përcjell Gazeta Metro.
Taksisti zgjodhi që ta përshëndeste me ngritje të dorës Vucicin, mirëpo kur ky ja ktheu përshëndetjen, taksisti e ndali makinën dhe arriti që ta përshëndesë presidentin serb.
Kujtojmë që Vucic u kujdes që të kundërshtojë edhe një herë pavarësinë e Kosovës, në këtë samit që po mbahet në Paris, temë e të cilit është ngrohja globale dhe ndryshimet që po sjell ajo.


