Momenti kur protestuesi valëvit flamurin e Ukrainës mbi tankun rus

PUBLIKUAR

Mijëra vetë protestuan në rrugët e qytetit Kherson të shtunën, për të kundërshtuar pushtim rus. Kherson është qyteti i parë i rëndësishëm në Ukrainë që ra nën kontrollin e forcave ruse, disa ditë më parë, raporton A2CNN.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, një burrë ukrainas shihet të bëjë një veprim, sa guximtar, aq edhe të rrezikshëm, kur ngjitet mbi një prej tankeve ruse që po kalonin në rrugë, për të valëvitur mbi të flamurin e Ukrainës. Për të shpërndarë turmën, trupat ruse raportohet të kenë shtënë në ajër. Megjithatë, në video të tjera të shpërndara online, janë evidentuar edhe raste kur ushtarët qëllojnë drejt protestuesve civilë.

Zyrtarisht Moska thotë se nuk ka në shënjestër qytetarët e Ukrainës, por vetëm infrastrukturën ushtarake të saj. Megjithatë, në epokën e internetit, masakrat dhe tragjeditë që po u shkaktohen çdo ditë popullit të Ukrainës, vështirë se mund të fshihen./A2CNN

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...