Momenti kur polici ia shpëton jetën gruas që tenton të hidhet nga ura (Video)

PUBLIKUAR

Një moment interesant është kapur nga kamerat e sigurisë të instaluara në uniformat e policisë amerikane, ku shfaqin momentin kur një polic në momentet e fundit e shpëton një grua e cila tenton të hidhet nga ura në një autostradë.

Sipas një raporti fillestar të policisë, oficeri John Cervantes ishte duke biseduar me një grua të cilën e kishte ndaluar në një autostradë, transmeton Telegrafi.

Ajo dukej e shqetësuar dhe kështu polici kishte kaluar mbi 10 minuta me të duke u munduar ta qetësoi, por ajo papritmas hapi derën dhe tentoi të kaloj rrethojat e urës.

Polici 2

Në videon e postuar në internet, shihet se polici Cervantes ndërmerr një hap heroik, duke e kapur për dore dhe duke e detyruar të ulet në tokë gruan e cila në ato momente po tentonte të hidhej nga ura.

Gruaja nga Albuqurque i New Mexico, është dërguar në një qendër të shëndetit mental ku edhe po trajtohet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...