Momenti kur burri rrah për vdekje përdhunuesin e bashkëshortes së vet (Foto/Video, +18)

PUBLIKUAR

Një moment i tmerrshëm që ka ndodhur në një apartament në Nju Jork është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet një burrë duke rrahur për vdekje me shufër hekuri përdhunuesin e bashkëshortes së tij.

Mamadou Diallo ishte duke parkuar veturën para ndërtesës ku banon, kur i telefonoi bashkëshortja e tmerruar, e cila i tha se dikush ishte futur në banesën e tyre në Bronx, dhe se është duke u përpjekur ta përdhunoi, transmeton Telegrafi.

Perdhunuesi 2

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, kanë kapur momentin kur 43-vjeçari Earl Nash kapet i lakuriqur para ashensorit nga bashkëshorti i gruas së përdhunuar.

Perdhunuesi 3

Në momentin që përdhunuesi mundohet të ikë me ashensor, në ato momente shfaqet Diallo i cili me një shufër të hekuri fillon ta godas pa ndërpre në kokë dhe pjesë tjera të trupit.

Perdhunuesi 4

Por edhe pse vazhdimisht goditej nga 61-vjeçari, përdhunuesi tenton të ikë duke mbajtur në duar pantallonat, por tentimi i tij nuk dha ndonjë rezultat, pasi ai mbeti i vdekur nga plagët e marra. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...