Një video shokuese është shfaqur në internet, ku shihet një 14-vjeçar duke u rrahur brutalisht nga një bashkëmoshatar në qendër të qytetit.
Jordan Peisner ka pësuar frakturë në kafkë, gjakderdhje të brendshme në tru dhe dëmtim të timpanit të veshit, transmeton Telegrafi.

Djaloshi nga Los Angeles ishte duke u kthyer nga shkolla me disa shokë, kur u sulmua befasisht nga një bashkëmoshatar i panjohur.
“Ai thjesht më sulmoi nga prapa dhe filloi të më godas, dhe pas disa sekondave iku nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ndodhi asgjë”, ka deklaruar Peisner për televizionin amerikan ABC.


