Ka startuar ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës në ‘La Cartuja’ të Sevillës.
Para takimit ka pasur shumë polemika, por në fund, Spanja që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, nuk ka mundur të ndalë intonimin e himnit të Kosovës në stadium, duke u zhvilluar sfida me të drejta të barabarta sipas kërkesave të UEFA-s, raporton Gazeta Express.
Kujtojmë se pak para ndeshjes, gazetari Berat Buzhala, tregoi fillimisht për T7 e më pas publikoi edhe në Facebook një video në të cilën sipas tij, autoritet e Federatës Spanjolle të Futbollit kanë dashur t’ia marrin flamurin e Kosovës, por nuk ka ndodhur një gjë e tillë pas insistimit të numrit një të ‘Dardanëve’, Lulzim Berisha.


