Molliqaj në Polici që të faktoj informacionet për prishjen e qëllimshme të Bllokut B2

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se ka dhënë informacione në Policinë e Kosovës lidhur me degradimin e KEDS-it, shkruan Gazeta Express.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se hetimet tashmë kanë nisur.

Hetimet kanë filluar. E vërteta do të ngadhënjej.

Sot në polici theksova dyshimet, pyetjet dhe dhashë informatat që kemi në posedim lidhur me rastin e degradimit të KEDS-it.

Lajm i mirë në këtë thellim të krizës energjetike është fakti se kanë nisur hetimet. Qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse.

Ftojmë të gjithë që kanë informata dhe mediat hulumtuese që t’i bashkohen këtij hetimi dhe të publikojnë informacionet që i kanë lidhur me këto dy kompani. Fajtori nuk është jetim dhe për këtë do të kërkojmë llogari deri në fund.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...