Moisiu: Shqipëria e Kosova nuk duhet të heshtin

PUBLIKUAR

moisiu-shqip-euml-ria-e-kosova-nuk-duhet-t-euml-heshtin_hdIsh Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu. gjatë tryezës “Diplomacia në Veprim” deklaroi se Qeveria e Shqipërisë duhet të vazhdojë të lobojë për njohjet e reja të shtetit të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Jashtme, Miosiu theksoi se Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në forcimin paqes dhe stabilitetit në rajon.

Por, Moisiu nuk nguroi të kritikonte edhe Serbinë për politikën paralele që ajo po ndjek ndaj shtetit të Kosovës.

Më tej ai theksoi se Shqipëria duhet të ngre zërin për ndërhyrjet e Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës, duke thënë se shteti serb ndjek dhe nxit struktura paralele për këto çështje. Moisiu theksoi se Kosova është një vend i lirë dhe evropian dhe se bashkë me Shqipërinë nuk duhet të hesht.

“Shqipëria e ka nxitur dialogun e nisur me Serbinë, por është rasti të konstatojmë dhe të ngremë zërin më shumë, për politikën paralele që Serbia ndjek në Kosovë: nga njëra anë dialog në tryezat ndërkombëtare për të krijuar një imazh pozitiv dhe nga ana tjetër mosnjohje të realitetit politik të Kosovës, financim, nxitje të strukturave paralele dhe ndërhyrje e vazhdueshme në çështje të brendshme politike të Kosovës. Kosova është shtet i ri evropian , model paqeje dhe stabiliteti në rajon, rrallë kjo në historinë e rajonit tonë”, tha ish presidenti shqiptar.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...