Mohamed Salah e shënon golin e 100-të në Premierligë

PUBLIKUAR

Mohamed Salah është futur në librat e historisë së futbollit anglez, pasi e shënoi golin e 100-të në Premierligë në fitoren e Liverpoolit kundër Leeds United të dielën.

Përfaqësuesi i Egjiptit, i cili po e shkruan historinë me të kuqtë vazhdimisht, e shënoi një tjetër arritje të madhe në karrierë me golin e tij ndaj Leeds në Anfield, raporton Gazeta Express.

Me këtë rekord, ai i bashkohet disa prej legjendave më të mëdha të Premierligës.

Sulmuesi egjiptian është vetëm lojtari i 30-të që i shënon 100 gol në Premierligë. Vetëm katër futbollistë kanë arritur t’i shënojnë kaq shumë gola në më pak paraqitje se Salah.

Pas ndeshjes, të cilën Liverpooli e fitoi 3:0, trajneri Jurgen Klopp tha për Sky Sport: “Rekordi i Mo është i çmendur”.

“Ai është ende i uritur dhe nuk e di se sa shumë rekorde të tjera do t’i thyejë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...