Modeli me enterierin më të pazakontë, lansohet vitin e ardhshëm (Foto)

PUBLIKUAR

Kompania holandeze Spyker ka befasuar me modelin që ka një enterier të pazakontë, i cili do të lansohet në fund të vitit që vjen.

Në brendësi të modelit D8, do të jetë një objekt që ndanë ulëset në dy pjesë, duke krijuar hapësirë mes shoferit dhe shoqëruesit, si dhe udhëtarëve që ulen pas, transmeton Telegrafi.

Kjo formë është bërë që në atë pjesë të vendoset makineria, e cila do zë hapësirën e duhur dhe merr ajër direkt nga grilli dhe e nxjerrë jashtë.

Megjithëse ky ndryshim është konsideruar i ekzagjërar, sistemi i punës është pëlqyer shumë dhe enterieri duket mjaftë bukur.

Çfarë bie në sy, është edhe mënyra e hapjes së derës së pasme, për ta bërë daljen e udhëtarit sa më të lehtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...