Mobilizimi ushtarak, Rusia thotë se 10 mijë persona janë paraqitur vullnetarë për të luftuar në Ukrainë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Ushtria ruse tha më 22 shtator se të paktën 10.000 persona kanë dalë vullnetarë për të luftuar në Ukrainë, rreth 24 orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi mobilizimin e rezervistëve.

“Gjatë ditës së parë të mobilizimit të pjesshëm, afër 10.000 qytetarë kanë arritur në qendrat e rekrutimit, me vullnet të lirë, pa pritur që të thirreshin”, tha për Interfax zëdhënësi i ushtrisë ruse, Vladimir Tsimlyansky.

Ai shtoi se ushtria ka krijuar qendra të thirrjes për t’iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve dhe organizatave lidhur me mobilizimin.

Më 21 shtator njoftoi për shpalljen e “mobilizimit të pjesshëm” të rezervistëve. Më pas, ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu tha se do të thirren 300.000 rezervistë për luftën në Ukrainë.

Pas njoftimit të Putinit, mbi 1.300 persona u arrestuan në mbarë Rusinë të mërkurën, gjatë protestave kundër mobilizimit.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Putin, i cili pushtimin e quan “operacion të posaçëm ushtarak”, më 21 shtator përsëriti qëndrimin se synimi i tij është “çlirimi” i rajonit lindor ukrainas të Donbasit.

Shpallja e mobilizimit erdhi një ditë pasi separatistët në katër rajonet e kontrolluara nga forcat ruse në Ukrainë – Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja – njoftuan për planet për mbajtjen e të ashtuquajturave referendume për bashkim me Rusinë.

Votimet në të ashtuquajturat referendume do të nisin më 23 shtator dhe do të zgjasin deri më 27 shtator. Kievi dhe Perëndimi i dënuar planet për këto votime, ndërkaq shpalljen e mobilizimit e kanë cilësuar si përshkallëzim të luftës në Ukrainë, që pothuajse ka hyrë në muajin e tetë./REL

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...