Tashmë ku qyetarët me 11 qeshor pritët tu drejtohen kutive të votimit, shohim një mobilizim të partive politike, një mobilizim i tillë është edhe në Lipjan, Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan, ka bërë të ditur se Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan, dje në takimin e radhës nën udhëheqjen e kryetarit, z.Shukri Buja, kishte një përbërje të re.
Radhëve të saj iu bashkuan një numër i konsiderueshëm femrave ,duke përmbush edhe obligimin e dalë nga Konventa Partisë ,ku parashihet dhe obligohen strukturat e PDK-së ,që në radhët e veta të fusin 40 përqind të femrave, transmeton LipjaniNews
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës dega në Lipjan po ashtu sot, thuhet që po mobilizohet dega e LDK-së në Lipjan. Të gjithë aktivist e veprimtar të LDK-së, shprehën përkushtim për angazhim në mobilizimin e anëtarësisë për zgjedhjet e 11 Qershorit, shkruan LDK.
Aleanca Kosova e Re, dega në Lipjan në krye me Sabit Pacollin kanë bërë edhe prurjet e reja në radhët e AKR-së në Lipjan, me rikthimin e Ardian Bytyqit në anëtarësinë e AKR-së, transmeton LipjaniNews
Deputetja në Largin nga Lëvizja Vetëvendosje ka qëndruar në Janjevë dje gjatë ditës.
“Sekretariati i Gruas i qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan, së bashku me deputeten Donika Kadaj Bujupi vizitoi sot gratë e fshatit Janjevë, me ç’rast u njoftua me hallet dhe problemet e këtyre të fundit dhe qytetarëve të Janjevës në përgjithësi”, shkuan LVV
Njëherit edhe AAK-ja në Lipjan ka ftuar qyetarët që të marrin pjesë në takimin falënderues të liderit z.Haradinaj për përkrahjen e vazhdueshme qe i kanë dhënë gjatë ndalimit në Francë, ku lideri i AAK-së do të qëndroi në Lipjan.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka caktuar 11 qershorin si datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas takimit me përfaqësuesit e subjekteve politike në Kosovë. Në këtë takim, për dallim nga “Vetëvendosje”, e cila ka konsideruar si datë më të përshtatshme 18 qershorin, pjesa dërrmuese e partive janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen më 11 qershor, ditë kjo kur qytetarët e Kosovës do ta përcaktojnë tashmë edhe fituesin. Por ndryshe prej këtyre, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka bojkotuar takimin me presidentin Thaçi si shenjë revolte pas rrëzimit të Qeverisë me ndihmën e PDK-së./LipjaniNews.com/


