Mjekët rekomandojnë qytetarët të vaksinohen

PUBLIKUAR

Pulmologu në Klinikën e Mushkërive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Bahri Thaçi, ka thënë për “Zërin” se numri i pacientëve është rritur në këtë Klinikë dhe të gjithë këta të cilët janë paraqitur për trajtim nuk kanë qenë të vaksinuar, shkruan gazeta “Zëri”.

Mbi 30 mijë qytetarë për më pak se 5 muaj janë prekur me sëmundjen e gripit, derisa shumë të tjerë kanë kërkuar trajtim edhe për sëmundje të ndryshme shëndetësore. Shumë nga pacientët, të cilët janë paraqitur për trajtim në QKUK dhe nëpër spitalet regjionale, nuk kanë qenë të vaksinuar paraprakisht.

Pulmologu në Klinikën e Mushkërive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Bahri Thaçi, ka thënë për “Zërin” se edhe pse është rritur numri i pacientëve në këtë klinikë të gjithë ata që janë paraqitur për trajtim nuk kanë qenë të vaksinuar. “Në Klinikën e Pulmologjisë është shtuar numri i pacientëve për shkak të komplikimeve që vijnë pas gripit, por të gjithë pacientët nuk kanë qenë të vaksinuar. Kryesisht vaksinat jepen te moshat të cilat janë më të rrezikuara, te ata që kanë sëmundje shoqëruese siç është diabeti, sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të mëlçisë ose të organeve të tjera”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...