Mjekët kanë zbuluar kur seksi çon në vdekje në një çast: Një grup njerëzisht janë të rrezikuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

Marrëdhëniet seksuale mund të shkaktojnë një përfundim fatal tek njerëzit që vuajnë nga astma, sipas studimeve të fundit

Një nga studimet e kryera në Britaninë e Madhe ka treguar tashmë se personat që e kanë këtë sëmundje kanë konfirmuar se ajo ua ka shkatërruar jetën seksuale.

Pra, mjekët paralajmërojnë që, përveç prezervativëve, inhalatori mund të bëhet aksesor kryesor gjatë marrëdhënies seksuale.

Marrëdhëniet intensive intime mund të shkaktojnë sulme të rrezikshme të astmës, ka treguar një studim i ri nga Kolegji Amerikan i Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë. Seksi konsiderohet një ushtrim i mundimshëm që kërkon shumë energji, transmeton Telegrafi.

“Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë që shpenzimi i energjisë nëpërmjet aktivitetit seksual përafërsisht është i barabartë me ngjitjen e shkallëve”, ka thënë dr. Ariel Leung, autor i studimit.

Ushtrimet gjithmonë kanë paraqitur rrezik për njerëzit me astmë për shkak të frymëmarrjes, sepse gypat e frymëmarrjes bëhen më të ngushtë dhe pamundësojnë qarkullimin e ajrit.

Astmatikët seksualisht aktivë mund të vuajnë nga përkeqësimet e astmës, pra përkeqësimi i shpejtë dhe progresiv i simptomave të kësaj sëmundjeje, nëse u përkushtohen shumë aktiviteteve nën çarçafë.

Mirëpo, problemi më i madh është që kur astmatiku fizikisht i afrohet personit me të cilin dëshiron të bëjë dashuri, është shumë e mundshme që të mos e ndiejë fare sulmin.

Doktorët paralajmërojnë njerëzit që të jenë të ndërgjegjshëm për të gjitha këto shenja.

Kur astma e shkaktuar me aktivitet seksual identifikohet dhe shërohet në mënyrën e duhur, alergologët kanë mundësi ta përmirësojnë cilësinë e jetës të pacientëve të tyre.

“Përdorimi i inhalatorit 30 minuta para seksit mund të pengojë sulme e astmës, duke ju mundësuar juve dhe partnerit jetë normale seksuale”, thotë dr. Leung.

Këto janë disa nga këshillat e mjekut nëse keni astmë dhe nuk doni të hiqni dorë nga jeta juaj seksuale:

• Pozicioni i ndryshuar – disa pozicione krijojnë presion shtesë në gjoks që çon në gulçim
• Përdorni ilaçet – nëse i merrni para aktivitetit fizik, pyesni mjekun tuaj nëse mund të bëni të njëjtën gjë përpara marrëdhënies seksuale
• Mos e injoroni problemin – nëse vëreni se keni probleme me frymëmarrjen gjatë seksit, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...