Mjekët arrijnë t’i vaksinojnë futbollistët e Spanjës para nisjes së “Euro 2020”

PUBLIKUAR

Futbollistët e Spanjës do të vaksinohen para nisjes së Euro 2020.

Sergio Busquets dhe Diego Llorente shkaktuan panik pasi rezultuar pozitiv me COVID-19 pak ditë para nisjes së Kampionatit Evropian.

Ani pse Llorente në tri teste me radhë ka rezultuar negativ, Spanja më s’dëshiron t’i lë asgjë rastësisë.

Edhe pse me shumë vonesë, pasi Euro 2020 nis sonte, Spanja ka vendosur të vaksinojë gjithë skuadrën dhe stafin para Kampionatit Evropian.

Tashmë mjekët kanë arritur në vendin ku po qëndron Kombëtarja e Spanjës për t’i vaksinuar të gjithë futbollistët dhe stafin teknik. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...