Mjaftoi vetëm një ankesë që reklama e BMW-së të largohet nga transmetimi (Video)

PUBLIKUAR

Veturat në reklamë lëviznin me shpejtësi të lartë, ishte e vetmja ankesë që e ndaloi reklamën

Prodhuesi gjerman BMW ka realizuar një reklamë, në të cilën tregon sistemin xDrive, përmes së cilit veturat mund të lëvizin duke dërguar fuqinë në të katër rrotat, transmeton Telegrafi.

Por, pamjet ku shihen makinat që lëvizin nëpër terrene dhe mot të ndryshëm, janë konsideruar të tepërta për një shikues. Ankesën e tij e ka shqyrtuar autoriteti që merret me standardin e reklamave dhe e ka ndaluar të transmetohet në tërë Britaninë e Madhe.

“Ngasje e shpejtë, e rrezikshme dhe pa përgjegjësi” është thënë në raport, ku kërkohet ndalimi i filmimit.

Në anën tjetër, shikuesit nuk e kanë vlerësuar si vozitje të shpejtë, por shumë normale, vetëm se perspektiva nga e cila është filmuar, ka bërë të duket që është shpejtë.

Zyrtarë nga BMW, kanë thënë se ngasja ishte e kujdesshme dhe jo e shpejtë, ndërsa është dashur të tregohet fuqia e makinave, jo edhe shpejtësia që e arrijnë.

Ligjet britanike, janë të njohura për ndalimin e reklamave për shkak të tejkalimit të rregullave, ndërsa kanë larguar edhe më parë shumë reklama, përfshirë edhe një të BMW-së.

Por, me këtë rast, që është parë nga afro dhjetë milionë njerëz, ndërsa kishte ankesë nga vetëm një i vetëm, po vlerësohet të jetë vendim i tepruar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...