Misteri i gruas e cila ishte vetmja që qëndroi në këmbë ditën kur u vra Kennedy

PUBLIKUAR

Zonja Babushka Lady është një pseudonim për një grua të panjohur që ishte në gjendje të kapej nga aparatët fotografik në ngjarjen e ndodhur më 22 nëntor 1963 në vendin ku u vra presidenti amerikan Kennedy.

Asaj iu dha nofka në bazë të veshjes, pasi kishte rroba të ngjashme me gjyshet ruse (babushkat).

Ajo që është interesante është fakti se edhe pas vrasjes së presidentit, kur të gjithë dëshmitarët po fshiheshin ose ranë për tokë, ajo ende qëndronte në këmbë, përcjellë gazetametro.net.

Pas të shtënave, ajo kaloi bashkë me turmën në pjesën tjetër duke kërkuar personin që kishte shtënë. Është hera e fundit që ajo shihet.

Ashtu si shumë pyetje të tjera pa përgjigje në lidhje me vrasjen e Presidentit Kennedy, edhe identiteti i kësaj gruaje është i mbuluar me velin e sekreteve.

Policia dhe FBI nuk kanë gjetur kurrë znj. Babushka, e cila pas vrasjes është zhdukur misteriozisht.

Filmimi i marrë nga perspektiva e saj nuk është gjetur asnjëherë përkundër thirrjes së FBI-së për njerëzit lokalë që kanë zhvilluar foto dhe filma.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...