Mishi i dhëmbëve dhe funksioni mendor

PUBLIKUAR

Personat me gingivit kanë funksion më të dobët mendor në krahasim me moshatarët e tyre të cilët e kanë mishin e dhëmbëve në gjendje normale-është treguar në një analizë të re të të dhënave në SHBA.

Këto rezultate shtojnë dyshimin se inflamacionet e ndryshme të cilat kanë të bëjnë me sëmundjet e gingivave mund të kenë ndikim të dëmshëm në tru, transmeton Telegrafi.

Sëmundjet periodontale mund të nxisin inflamacion në tërë trupin që është faktor i dobësimit të funksionit mendor.

Pastaj sëmundjet e dhëmbëve mund të pengojnë edhe marrjen e ushqimit, që njëkohësisht mund të ndikojë edhe në funksionin mendor si pasojë e mungesës së ushqimit të nevojshëm për organizmin.

Gingiviti fillon në hapësirën midis dhëmbëve. Shumica e individëve nuk e përdorin fillin dentar rregullisht. Pastrimi i rregullt me furçë nuk mund të arrijë këto zona kritike.

Edhe dhëmbët më të shëndetshëm mund të shfaqin shenja të kësaj sëmundjeje.

Mishrat e dhëmbëve gjakosen lehtësisht gjatë përdorimit të furçës, janë të ënjtura, të ndjeshme në prekje. Pacienti mund të ketë erë të keqe dhe shije jo te mirë në gojë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...