Për nderë të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Drejtorati Komunal i Arsimit në Lipjan ka organizuar sot ceremoninë tashmë tradicionale të zgjedhjes së punëtorit më të dalluar të vitit 2022, me ç‘rast janë ndarë edhe mirënjohje për mësimdhënës të dalluar për secilën shkollë.
Për kontributin e dhënë në procesin Edukativo – Arsimor, epitetin për mësimdhënësin më të dalluar e mori Arsimtarja e Teknologjisë Informative, Mirlindje Sahiti nga SHFMU “Emin Duraku” në Banullë, e cila do ta përfaqësoj Komunën e Lipjanit në garën për çmimin “Shaban Jashari” që organizohet të hënen nga Ministria e Arsimit.
Gjatë kësaj ceremonie, drejtori i Arsimit, Rasim Hasani në fjalën e tij para të pranishmëve, e ka vlerësuar lartë figurën e mësuesit dhe ka shprehur mirënjohje për angazhimin e tyre sidomos në këtë kohë të vështirë kur po përballemi me pandeminë.



