Ministrja norvegjeze: Emigrantë, ne hamë mish derri dhe pimë alkool, përshtatuni!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ministrja e Integrimit dhe Emigracionit në Norvegji ka shkaktuar një “furtunë” reagimesh me deklaratën e saj të fundit drejtuar emigrantëve të rinj në vend. Sylvi Listhaug, e cila vjen nga Partia e Progresit, është shprehur se të ardhurit duhet të përshtaten me mënyrën e jetesës së norvegjezëve, të cilët hanë mish derri dhe pinë alkool. Pas reagimeve të shumta, ajo është shprehur se kjo ishte një mënyrë për t’i ndihmuar emigrantët të integrohen.

“Mendoj se ata që vijnë në Norvegji duhet të përshtaten me shoqërinë tonë. Ne këtu hamë mish derri, pimë alkool dhe dalim me fytyrë zbuluar. Ju duhet të përshtateni me vlerat, ligjet dhe rregullat që ne kemi në Norvegji”, thuhet në një postim të politikanes së krahut të djathtë. Në pak kohë, postimi ka marrë 19 000 pëlqime dhe 4500 shpërndarje, transmeton tema.

E pyetur në një emision në lidhje me këtë qëndrim, ministrja 38- vjeçare tha se emigrantët duhet të gjejnë mënyrën të adaptohen me shoqërinë norvegjeze dhe të mos bëhen kosto për të. “Nuk është detyra e shoqërisë tonë të përshtatemi me ta. Ka shumë rëndësi që ata të kuptojnë kriteret e pranimit. Thelbi është mësimi i gjuhës dhe gjetja e një pune që të mund të mbajnë veten”, tha ajo.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...