Ministrja e Drejtësisë viziton Qendrën Korrektuese në Lipjan

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha vizitoi të trajtuarit në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Gjatë vizitës, Hoxha u informua nga afër rreth kushteve, trajtimit, dhe problemeve, që të trajtuarit në këtë qendër mund t’i kenë.

Ministrja u zotua se Ministria e Drejtësisë dhe dikasteret përgjegjëse, do të marrin masat e duhura dhe të nevojshme për përmirësimin e kushteve të përgjithshme, trajtimin e drejtë dhe të barabartë, si dhe ofrimin e mundësive më të mira, me theks të veçantë në jetën post penale.

Në bashkëbisedim, Ministrja Hoxha dëgjoi ankesat, kërkesat dhe rrëfimin e të trajtuarve në këtë qendër, për jetesën dhe aktivitetet që ata i zhvillojnë brenda qendrës.

“Me këtë rast, u diskutuan edhe shumë çështje tjera me interes për stafin udhëheqës të qendrës dhe të trajtuarit, si dhe u diskutua për gjetjen e mundësive më të mira për të ndikuar në përmirësimin e kushteve të përgjithshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Të gjitha palët u dakorduan që përkrahë trajnimeve ekzistuese, të punohet edhe më shumë në ngritjen dhe përforcimin e trajnimeve tjera profesionale, aktiviteteve sportive dhe rekreacioni.

Po ashtu, u diskutua edhe për fuqizimin dhe angazhimin e rolit të psikologut, i cili do të merret me trajtimin specifik të kërkesave dhe nevojave të të trajtuarve në këtë qendër.

607_09_16_7537_307_09_16_81958_2

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...