Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për Parkun Teknologjik të Shtimes

PUBLIKUAR

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, vizitoi sot Komunën e Shtimes. Ajo u prit nga kryetari i kësaj Komune, Naim Ismajli. Në këtë takim, ministrja Bajrami dhe kryetari Ismajli nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit të Parkut Teknologjik të Shtimes i cili projekt është në fazën finale të realizimit.

Me këtë rast, ministrja Bajrami theksoi se financimi i ndërtimit të Parqeve Industriale është pjesë e strategjisë së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si komponentë e rëndësishme e planit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e kushteve për të bërit biznes për kompanitë nga vendi si dhe për investitorët e huaj. Gjatë periudhës 2013 – 2015, MTI ka financuar realizimin e këtij projekti me shumën prej 350 000 euro, ndërsa sivjet ka ndarë shumën prej 58 000 euro e cila do të përdoret për finalizimin e punëve të këtij Parku Teknologjik i cili ka një sipërfaqe prej 10.7 hektarësh.

Ministrja Bajrami premtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë me përkushtim punën në krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për afarizëm në vendin tonë duke ua mundësuar bizneseve që të rrisin performansën e tyre në të mirë të krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së ekonomisë së vendit tonë.

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...