Ministria e Shëndetësisë dëmton buxhetin për kompaninë “Lirimed”

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë (MSH) sivjet në tenderin për furnizim me “Heparin” ka rekomanduar për kontratë kompaninë “Lirimed”, ndonëse në garë kishte kompani me çmim prej 626 mijë eurosh më të lira. Ndërkaq gjatë vitit që lamë pas MSH-ja shpërbleu me tender kompaninë e njëjtë, derisa kompaninë me të lirë për 143 mijë euro e ka konsideruar si të papërgjegjshme

Kompanitë farmaceutike që po ofertojnë me çmime të lira në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) për furnizim me barna të listës esenciale (LE) po largohen nga gara duke u konsideruar si të papërgjegjshëm, derisa me tender po shpërblehet kompania e cila ka çmim tri herë më të lartë sesa kompania konkurrente.

Ditë më parë “Zëri” ka publikuar një hulumtim ku shihet se Zyra e Prokurimit e Ministrisë së Shëndetësisë për lotin e 24-t të tenderit për furnizim me barna të listës esenciale (LE) “Low Molecular Weigt Heparin – 2000IU-6000IU,04ml”, e ka shpallur si fitues të tenderit kompaninë “Lirimed”, e cila kishte ofertuar me 1 milion e 26 mijë euro, e ku çmimi i ofruar për njësi ishte 3.83 euro.

Ndërkaq është vlerësuar si e papërgjegjshme kompania “Medical Group”, e cila përfaqëson barnat e prodhuesit amerikan “PFIZER”. Kjo e fundit në tenderin për furnizim me 268 mijë “Heparina” kishte ofertuar me 399 mijë e 320 euro, apo me çmim prej 1.49 euro për njësi.

Në njoftimin dërguar nga ministria e Shëndetësisë thuhet se operatori ekonomik “Medical Group” për lotin 24 nuk e ka në autorizimin për marketing, që dozat e produkteve të ofruara të jenë në përputhje të plotë si në dosje të tenderit.

“Është kërkuar doza 2000-6000IU/0.4 ML, ndërsa është ofruar 2000IU/0.2ml”, thuhet në njoftim për eliminim që Ministria e Shëndetësisë ia ka dërguar kompanisë “Medical Group”.

Por njëjtë sikurse tash zyra e Prokurimit e MSH-së kishte vepruar edhe në vitin e kaluar ku për lotin 5 të tenderit për furnizim me “Oral Rehydration Salt” fitues i tenderit po ashtu ishte shpallur kompania “Lirimed”, e ku vlera e ofertës së kësaj kompanie ishte 192 mijë e 740 euro, derisa nga gara ishte larguar si e papërgjegjshme kompania “Dreni Pharm”, e ku oferta e kësaj kompanie ishte 48.787 euro.

Në atë kohë në njoftimin që Zyra e Prokurimit ia kishte dërguar kompanisë në fjalë, e te cilin ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, thuhet se oferta e kësaj kompanie është konsideruar si e papërgjegjshme, pasi që nuk i ka plotësuar kriteret e parapara me dosje të tenderit.

“Kompania nuk ka asnjë dokument për dozën dhe përmbajtjen e produktit, siç është kërkuar në dosje të tenderit”, thuhet në letrën që Zyra e Prokurimit në atë kohë ia kishte dërguar kompanisë “Dreni Pharm”.

Bërë një përllogaritje të thjeshtë shihet se për 122 mijë “Oral Rehydration Salt” kompania “Lirimed” kishte ofertuar me 1.58 euro për copë, derisa kompania “Dreni Pharm” kishte ofertuar me 0.39 euro për copë, e ku çmimi i operatorit të shpërblyer me kontratë është 1.19 euro më i lartë sesa i operatorit ekonomik që është konsideruar si i papërgjegjshëm.

Për këtë çështje gazeta “Zëri” u ka dërguar pyetje kompanisë “Lirimed”, por as gati pas

më shumë se një jave pritjeje nuk ka arritur të marrë përgjigje.

Po ashtu gazeta i ka dërguar pyetje edhe Faik Hotit, drejtor i zyrës për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, por as ky nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetës “Zëri”.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...