Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023

PUBLIKUAR

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023.

Në njoftimin e MM-së thuhet se kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

“Ministria e Mbrojtjes fton të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes”, thuhet në njoftim.

Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në këto qendra:

– Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së – Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark”;

– Akademinë Ushtarake të Republikës së Turqisë;

– Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë; dhe

– Akademinë e Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 09.06.2022 deri më 23.06.2022.

Aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta gjeni edhe në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, https://mod.rks-gov.net.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe të bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit, transmeton KlanKosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...