Ministria e Drejtësisë: Projektligji për Gjykatën Komerciale është drejt finalizimit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Zyra për Komunikim në Ministrin e Drejtësisë, ka bërë të ditur se Grupi Punues për hartimin e Projektligjit për Gjykatën Komerciale, ka mbajtur takimin e radhës dhe finalizues me ç ’rast janë shqyrtuar të gjitha komentet dhe propozimet e pranuara gjatë fazës së konsultimeve, raporton Gazeta Express.

Grupi Punues i udhëhequr nga Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, me pjesëmarrje të akterëve vendor dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë KGJK-në, gjyqtarë të fushës përkatëse, përfaqësues nga Zyra e BE-së, nga Programi i USAID-it për Drejtësi Komerciale, si dhe ekspertë vendor dhe ndërkombëtar, ka shqyrtuar komentet duke u fokusuar në disa prej çështjeve që kanë ngritur interesim të palëve të interesit, siç janë: mjetet e jashtëzakonshme juridike, kompetencat e kryetarit të gjykatës, kriteret për emërimin e gjyqtarëve, kryetarit, si dhe numrin minimal të gjyqtarëve të gjykatës.

Pas shqyrtimit të komenteve dhe propozimeve, dhe mbi bazën e arsyetimeve, Grupi Punues ka reflektuar për disa prej shqetësimeve të ngritura, siç janë kriteret për kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës Komerciale, duke mundësuar kështu një garë transparente.

Ministria e Drejtësisë i falënderon të gjitha palët e interesit, me theks të veçantë Zyrën e BE-së, USAID-in, komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile, të cilët me komentet dhe propozimet e tyre kanë kontribuar në avancimin e versionit fillestar të Projektligjit./Express/

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...