Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj ka uruar Kryetarin Imri Ahmeti për zgjedhjen Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, transmeton LipjaniNews.
Ai ka thënë se bashkëpunimi me kryetarët e komunave është qenësor për koordinim të mëtejmë për ta luftuar COVIDIN-19.
Postimi i plotë nga Ministri Zemaj:
Mikut tim, kryetarit të Lipjanit, z. Imri Ahmeti i uroj zgjedhjen Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Duke e ditur që para vetës do ta kemi edhe për një kohë prezent Pandeminë, natyrshëm që bashkëpunimi me kryetarët e komunave është qenësor për koordinim të mëtejmë për t’i dalë përballë virusit Covid 19.
Suksese z. Ahmeti!



