Ministri i Transportit i Rusisë, Maxim Sokolov, ka thënë sot se të gjithë shkaktarët e mundshëm të rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus, janë duku u konsideruar.
Ai, po ashtu ka shtuar se nuk përjashtohet mundësia që aeroplani të jetë rrëzuar nga ndonjë sulm terrorist, transmeton Express.
Aeroplani, i cili po barte 93 persona, përfshirë dhjetëra këngëtarë të Korit të Ushtrisë së Kuqe, valltarë dhe anëtarë të orkestrës, u rrëzua sot në mëngjes në det rrugës për në Siri./Express/


