Ministri malazias thotë se vendi i tij do ta mbronte Kosovën, reagojnë partitë opozitare të Malit të Zi

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ka thënë në një intervistë për Tanjug se Mali i Zi do ta ndihmonte Kosovën, përmes ndonjë operacioni të NATO-s në Kosovë, nëse do të ishte nevoja për një gjë të tillë.

Sipas ministrit malazias, shteti i tij do ta bënte këtë pasi me futjen në Aleancën ushtarake më të fortë në botë ka marrë obligime të caktuara të cilave u qëndron. Ai shtoi se Mali i Zi duhet të tregohet partner kredibil, që në anën tjetër, edhe po që se sulmohet Mali i Zi, të tjerët ta mbrojnë.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar një parti opozitare e Malit të Zi. “Askush nuk e turpëroi ushtrinë e Malit të Zi, siç bëri sot Predrag Boshkoviq”, ka thënë nga Fronti Demokratik (DF). “Boshkoviqi ka harruar agresionin e NATO-s ndaj viktimave të vitit 1999, me kombësi malazeze”. /insajderi/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...