Ministri Krasniqi: Në Kosovë s’mund të ketë Asociacion njëetnik

PUBLIKUAR

Kosova është shtet multietnik dhe si e tillë, s’mund të ketë Asociacion njëetnik, ka thënë sot ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ai këtë e tha kur foli mbi kërkesën potenciale të Washingtonit dhe Brukselit zyrtar, për një ide të një modeli europian për formimin e Asociacionit, përcjell Klankosova.tv.

”Në ligjin për vetqeverisje lokale, është paraparë pjesa ku komunat mund të organizojnë asociacione, madje kjo pjesa e organizimit të tyre është e precizuar edhe me ligjin për OJQ”.

”Gjithçka mund të ndodhë brenda këtyre kornizave”.

”Kosova është shtet multietnik, dhe në një shtet multietnik nuk mund të ketë Asociacion njëetnik. Ky është një qëndrim që tani më të gjithë e kemi shumë të qartë dhe nuk besoj që kemi çka të shtojmë përtej kësaj për shkak se çkado që është ndërtuar deri më sot, është ndërtuar mbi frymën e një shteti multietnik, e nuk mund të dalim jashta frymës kushtetuese të Kosovës”.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...