Ministri iranian kërkon që kriminelët të ekzekutohen më pak

PUBLIKUAR

Ministri iranian i Drejtësisë, Mostafa Pourmohammadi, është duke kërkuar një ndëshkim efektiv për kriminelët, në vend të ekzekutimit, raportojnë mediat lokale.

Ai ka thënë se mendon se numri i krimeve kapitale duhet të rishikohet, raporton agjencia e lajmeve “Tasnim”, transmeton Express.

“Në fakt, duam të gjejmë ndëshkimin më efektive, në mënyrë që të jemi në gjendje ta konsiderojmë zëvendësimin e ekzekutimit,” ka thënë ai.

Ai ka shtuar se dënimi me vdekje duhet të mbahet për njerëz të korruptuar.

“Natyrisht që mbajtja në fuqi e dënimit me vdekje si ndëshkim është ende në agjendë, por jo edhe për numrin që zbatohet sot,” ka shtuar ai.

Shifrat e Amnesty International, të publikuara në muajin prill, treguan se Irani, Pakistani dhe Arabia Saudite janë përgjegjëse për 89% të ekzekutimeve gjyqësore në botë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...