Ministri i Shëndetësisë viziton IKShPK-në, ka një apel për qytetarët

PUBLIKUAR

Ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësministrat Dr. Dafina Gexha-Bunjaku dhe Dr. Arsim Berisha qëndruan sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ata u njoftuan nga drejtori i IKSHPK-së, profesor Naser Ramadani, lidhur me punën e IKSHPK-së gjatë pandemisë COVID-19, aktivitetet e departamenteve aty dhe aktivitetet në vijim në mbikëqyrje të situatës epidemiologjike në vend.

Ministri Latifi shprehu falënderimin e tij për punën që ka bërë IKSHPK gjatë pandemisë, duke vlerësuar se gjatë kësaj periudhe të vështirë, Kosova, me gjithë kapacitetet e kufizuara në shëndetësi, , ja ka dalë të tregojë përkushtim në mbajtjen nën kontroll të situatës epidemiologjike dhe menaxhimin e saj.

Në takim u theksua si shumë i rëndësishëm vaksinimi i popullatës si ndaj COVID-19 ashtu edhe ndaj Gripit sezonal, zbatimi i masave në fuqi dhe mbikëqyrja e plotë e situatës epidemiologjike me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në këtë kohë të qarkullimit të varianteve të ndryshëm të SARS COV-2, përfshirë edhe variantin shqetësues Omicron.

Ministri Latifi theksoi se nga zbatimi i masave në fuqi varen edhe vendimet në të ardhmen, prandaj, ai theksoi se shëndetit të qytetarëve është prioritet i parë për MSh-në, pa lënë anash edhe funksionimin e veprimtarive të tjera të rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore…, të cilat janë të ndërlidhura me zbatimin e masave kundër COVID-19.

Ministri gjatë vizitës në IKSHPK ka qëndruar edhe në laboratorët e Institutit si dhe ka diskutuar me drejtuesit e IKSHPK-së edhe për aktivitete të tjera të rëndësishme që ky institute kryen, përveç fokusit në COVID-19.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...