Ministri i Punës paralajmëron rritje të pensioneve të veteranëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, mund të mos ketë qenë në dijeni për legjislacionin në fuqi kur ka paralajmëruar rritje të pagës minimale në Kosovë.

Në konferencën e fundvitit të mbajtur sot, Recica paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë rritje të pagës minimale, e cila aktualisht është 170 euro, shkruan Gazeta Fjala.

Megjithatë ministri i partisë Nisma me ketë premtim po del se nuk është në dijeni me pasojat zinxhirore të rritjes së pagës minimale. Sipas legjislacionit në fuqi, rritja eventuale e pagës minimale nënkupton edhe rritje të pensioneve të veteranëve.

Neni 18 i Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë decidivisht se pensioni i veteranit nuk mund të jetë më i vogël se paga minimale. Pra sipas ligjit me rritjen eventuale të pagës minimale, siç ka paralajmëruar ministri Reçica, atëherë kjo nënkupton se do të ketë edhe rritje të pensioneve.

“Varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti për vitin e ardhshëm, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave me vendim të veçantë, mund të vendosë për lartësinë e shumës së pensionit të Veteranit Luftëtar të UÇK-së, cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë”, thuhet në Ligjin për veteranët.

Ndryshe ky paralajmërim i pazakontë i ministrit Reçica bie ndesh edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe kritikat e tyre lidhur me numrin e madh të veteranëve. /Gazeta Fjala/

neniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...