Ministri Hoxhaj thotë se përgëzoi Ditmir Bushatin për zgjedhjet e 25 qershorit

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka përgëzuar Shqipërinë për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të lira dhe demokratike më 25 qershor, njofton MPJ.

Në një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushatin, Hoxhaj e ka uruar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe përmbushjen e standardeve evropiane për organizim të demokratik të zgjedhjeve, thuhet në kumtesë.

Tutje, bëhet e ditur se, Hoxhaj ka theksuar se Kosova mirëpret rezultatin e dalë nga zgjedhjet dhe zotohet të punojë edhe më shumë për afrim edhe më të madh të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kosova mirëpret rezultatin e dalë me votën demokratike të qytetarëve dhe do të punojë edhe më shumë për thellim të bashkëpunimit dhe projekte konkrete ndërshtetërore në mënyrë që të kontribuojë në hapjen e rrugëve të reja për afrimin edhe më të madh të shoqërive të dy vendeve tona”, ka thënë Hoxhaj.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...