Ministri gjerman i Shëndetësisë: Për të luftuar Omicron’in mund të duhet një dozë e katërt e vaksinës

PUBLIKUAR

Për të luftuar variantin Omicron të koronavirusit mund të duhet një dozë e katërt e vaksinës kundër koronavirusit.

Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach.

Në një konferencë për mediat të mbajtur ditën e sotme, Lauterbach tha se Omicron do të bëhet varianti dominues në Gjermani brenda tre javëve dhe se vendi ka porositur 80 milionë doza të një vaksine specifike për të luftuar këtë varianti të koronavirusit të cilat mbërrijnë në prill ose maj.

“Një fushatë ofensive me doza përforcuese është një tullë e rëndësishme ndërtimi në luftën tonë kundër Omicron-it,” tha ai.

“Niveli i mbrojtjes kundër simptomave të rënda të Covid-19 pas një injeksioni përforcues është shumë i lartë. Unë do të vlerësoja se shkon mbi 90%.”

Gjermania raportoi 45,659 të infektuar të mërkurën, 5,642 më pak se një javë më parë, ndërsa numri i vdekjeve u rrit në 510. /abcnews.al/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...