Ministri gjerman: Erdogani po i rrezikon marrëdhëniet e vjetra shekullore me Gjermaninë

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është duke i vënë në rrezik marrëdhëniet e vjetra shekullore të Turqisë me Gjermaninë, ka thënë ministri i Financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble.

Marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve aleate të NATO-s janë përkeqësuar pasi Turqia i arrestoi gjashtë aktivistë të të drejtave të njeriut javë më parë, përfshirë dhe një gjerman, si pjesë e një lufte më të gjerë që prej puçit të dështuar kundër Ergodanit vitin e kaluar

“Ai [Erdogan] është duke e rrezikuar partneritetin e vjetër shekullor mes dy vendeve. Është dramatike, duke qenë se shumë gjera na lidhin. Por, nuk mund të lejojmë të shantazohemi,” ka thënë ministri gjerman.

Shefi i shtabit i kancelares gjermane, Angela Merkel, tha dje se sjellja e Turqisë është e papranueshme dhe se Gjermania e ka për obligim t’i mbrojë kompanitë dhe qytetarët e vet, por se dëshiron të mbajë marrëdhënie të forta bilaterale me Turqinë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...