Ministrat francezë vizitojnë Rusinë, duan forcim të marrëdhënieve

PUBLIKUAR

Ministrat francezë të punëve të jashtme dhe mbrojtjes i kanë nisur bisedimet me homologët e tyre rusë në Moskë në kohën kur Franca po synon t’i përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë.

Ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, dhe ministrja franceze e mbrojtjes, Florence Parly, u takuan me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ministrin rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu, në formatin e ashtuquajtur “2+2”, i cili ishte ndërprerë pasi Rusia e kishte aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit janë përkeqësuar edhe për çështje të tjera, përfshirë përkrahjen e Rusisë për forcat separatiste në lindje të Ukrainës dhe dyshimet për ndërhyrje në zgjedhjet disa shteteve.

Sidoqoftë, presidenti francez, Emmanuel Macron, e priti në Francë homologun e tij rus, Vladimir Putin, muajin e kaluar dhe i rivendosi kontaktet diplomatike të nivelit të lartë me Rusinë në përpjekje për t’i përmirësuar marrëdhëniet e ftohura.

Kryediplomati francez, Le Drian, tha në konferencën për gazetarë: “Ka ardhur koha e duhur drejt zvogëlimit të mosbesimit. Në emër të presidentit të republikës, kemi ardhur të sugjerojmë për një agjendë të re të besimit dhe sigurisë”.

Në anën tjetër, ministri i jashtëm rus i mirëpriti përpjekjet e Francës për rindërtimin e marrëdhënieve mes dy fuqive botërore, duke thënë se nisma e presidentit francez për forcim të bashkëpunimit është në përputhje të plotë me interesat e Moskës, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...