Mini më i shitur ndonjëherë, përditësohet për herë të parë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

I vetmi model që nuk është përditësuar ndonjëherë është Countryman, mirëpo kjo do të ndryshojë së shpejti

Derisa është fokusuar në Cooper SE tërësisht elektrik, Mini po punon edhe në pjesën tjetër të modeleve, transmeton Telegrafi.

Versionet Hardtop dhe Convertible, janë freskuar që të jenë gati për lansim, derisa Clubman iu nënshtruar disa ndryshimeve të lehta.

Kjo lë të kuptohet, se vetëm Countryman nuk i është nënshtruar ndonjëherë përditësimeve, megjithëse është Mini më i shitur ndonjëherë. Por, kjo do të ndryshojë, sepse reporterët e kanë parë këtë veturë me shtresa kamuflazhi teksa testohej në Mynih të Gjermanisë.

Të kamufluara janë pjesa e përparme edhe e pasme, ku edhe pritet të jenë ndryshimet kryesore. Vërehet se grilli është zgjeruar, derisa i është vënë rrjeta që i zëvendëson vijat horizontale, pjesa e përparme është më e fryrë, ndërsa dritat janë Matrix LED.

Në brendi të këtij Mini Countryman, duket se ka pajisje më moderne përfshirë edhe një ekran më të gjerë, derisa krahasuar me modelin aktual, është edhe më i mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...