“Millosheviq është shitur për 10 milionë dollarë në Hagë, por nuk është dorëzuar”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Komentatori ushtarak Miroslav Lazanski në një emision televiziv në kanalin televiziv serb RTS ka shfaqur një qëndrim tronditës ku thotë se ish-presidenti i Serbisë Slobodan Millosheviq, ishte shitur në gjykatën e Hagës për 10 milionë dollarë.

Ky informacion u konfirmua në të njejtin emision televiziv nga avokati i famshëm Tom Fila, i cili thotë se njerëzit nga maja e shtetit rus vazhdimisht kanë thënë se Millosheviqi ishte “shitur, por nuk është dorëzuar”.

Në duelin televiziv me udhëheqësin e LDP’së Çedomir Jovanoviq, Lazanski tha se ishte “krejtësisht e qartë” se dikush mori miliona për kokën e Millosheviqit, raporton “Vestinet”, shkruan Periskopi.

“Ata shituan Presidentin Millosheviq! Kishte një shpërblim prej 10 milion dollarësh. Kush i mori ato para, nuk e di, por natyrisht dikush i mori paratë. Millosheviqi u shit kur mori çmimin më të lartë. Ashtu si Mlladiq, ashtu si Karagjiq…”, tha Lazanski.

“Isha me Millosheviqin natën e arrestimit. Unë po përpiqesha ta shpëtoja kokën. Të tre presidentët, Milutinoviq, Gjinxhiq dhe Koshtunica, kanë nënshkruar që të mos e arrestojnë atë. I thashë menjëherë: Kjo është me vlerë për ty sonte, këta njerëz po gënjejnë për ju… Nuk e di nëse dikush ka marrë para, por kam dëgjuar nga rusët se Millosheviqi është shitur dhe nuk është dorëzuar në Hagë. Ata më thanë disa herë: Presidenti juaj Millosheviç nuk u dorëzua, atë e shitën!”, vuri në dukje Lazanski.

Miroslav Lazanski kujton se Departamenti i Shtetit ka lëshuar një çmim milionësh për kokën e Millosheviqit. Sllobodan Millosheviç u arrestua në natën e 1 prillit të vitit 2001, në vilën e tij në Dedinje. Arrestimi u bë më 30 mars dhe përfundoi pas dy ditësh.

Më 28 qershor, qeveria e Serbisë miratoi një dekret për ekstradimin e Millosheviqit në Hagë. Më 11 mars 2006, Millosheviç vdiq në rrethana të pashpjegueshme në Hagë.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...