Miliarderi nga Google kërkoi t’i modifikohet një super-veturë e rrallë që kushton mbi një milion euro

PUBLIKUAR

Tani Ford GT Mk II i ka 700 kuaj fuqi, pasi u modifikua për një pronar të pasur

Ata që duan ta kenë një veturë shumë më të veçantë, kërkojnë që një super-makine me 647 kuaj fuqi, t’i rriten fuqitë dhe t’i shtohen forca shtytëse, transmeton Telegrafi.

Megjithëse një makinë kushton mbi një milion euro, është kërkuar që të bëhen modifikimet, për ta bërë edhe më të rrallë.

Benjamin Sloss Treynor është miliarderi dhe nënpresidenti i Google, që ka kërkuar modifikimin e një Ford GT Mk II, që të arrijë deri në 700 kuaj fuqi dhe të jetë e fokusuar vetëm për pista.

Koleksionit të tij, tani i është shtuar edhe kjo makinë që pamjen e jashtme e ka të ngjashme me Ford GT40, që më 1968 e ka fituar garën e La Mans.

Ngjyrat që janë aplikuar në këtë Ford, janë gjithashtu kërkesë e pronarit të ri, që ka paguar rreth 1.2 milionë euro, për ty bërë veturën edhe më të mirë. /Telegrafi/

Multimatic@Multimatic

Anyone else salivating? 🙋‍♂️

View image on Twitter

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...