Miliarderi gjerman zhduket në Alpet zvicerane

PUBLIKUAR

Një miliarder gjerman është zhdukur në malet e Zvicrës ku kishte shkuar për të skijuar, shkruajnë mediat ndërkombëtare

Shefi i gjigantit Tengelmann, Karl-Erivan Haub, është zhdukur dhe kërkimet për të nuk kanë rezultuar në asgjë të re, ka bërë të ditur kompania gjermane të mërkurën.

“Ekipet e kërkimit po bëjnë çdo gjë që është e mundur për ta gjetur 58 vjeçarin Karl-Erivan Haub, pasi ai nuk u kthye nga një udhëtim turistik skijimi në Alpet zvicerane”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

Ndërkohë, vëllai i tij, Christian, tha që ai është turist me përvojë i zonave malore dhe pavarësisht kohës që ka kaluar, familja vazhdon të mbajë shpresë se ai do të kthehet shëndosh në shtëpi nga udhëtimi.

Familja e miliarderit të zhdukur është një ndër më të pasurat në botë. Revista Forbes e kishte renditur atë në vendin e 265’të të njerëzve më të pasur./gazetametro/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...