Milani vendos përfundimisht për të ardhmen e trajnerit Pioli

PUBLIKUAR

Milani ka vendosur të vazhdojë me Stefano Piolin, edhe nëse ai dështon ta dërgojë skuadrën kuqezi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ditët të fundit mediat italiane raportuan se Milani do ta shkarkonte Piolin nëse skuadra nuk do të mbaronte sezonin 2020/21 në top katërshe.

Milani është baras me pikë me Juventusin dhe Napolin siç qëndrojnë gjërat, por renditet jashtë top katërshes shkaku i goldallimit.

Në një kohë thashethemesh për të ardhmen e Piolit në San Siro, Tuttosport raporton se Milani ka vendosur ta mbajë ish-trajnerin e Fiorentinës.

E përditshmja italiane shkruan e Pioli është i bindur se mund ta çojë skuadrën në Ligën e Kampionëve,

Kontrata e Piolit me Milanin mbaron në qershor 2022 dhe pritet që të dy palët ta nderojnë atë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...