Milani synon ta blejë edhe një talent tjetër të madh në janar

PUBLIKUAR

Milan është duke synuar të rrëmbej yllin e skuadrës së Toulouse, Janis Antiste.

18-vjeçari tashmë ka shënuar gjashtë gola në 15 ndeshje dhe kuqezinjtë janë duke tentuar ta sjellin në San Siro qendërsulmuesin francez, raporton Gazeta Express.

Gazeta italiane “Tuttosport” raporton se Milan po kërkon një sulmues të ri, për shkak të dëmtimeve të ndryshme të Zlatan Ibrahimovic dhe Antiste është një nga emrat e mundshëm.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara po vlerësojnë të gjitha mundësitë për afatin kalimtar të janarit duke tentuar të përforcojnë sulmin.

Antiste u promovua në ekipin e parë në Toulouse përpara fillimit të sezonit dhe ka një kontratë deri në qershor të vitit 2022./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...