Milani s’gabon ndaj Genoas

PUBLIKUAR

Milani ka shënuar fitore të ngushtë 2:1 ndaj Genoas në kuadër të javës së 31-të në Serie A.

Ante Rebic e kaloi fillimisht në epërsi Milanin me një gol të bukur në minutën e 13-të, kurse mysafirët barazuan në të 37-tën përmes Destros.

Scamacca shënoi autogol në minutën e 68-të për t’ia dhënë fitoren vendasve, shkruan Gazeta Express.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e dytë, tetë më pak se Interi dhe katër më shumë se Juventusi, që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...