Milani refuzon ofertën e PSG-së për Theon

PUBLIKUAR

0 milionë euro nuk janë të mjaftueshëm për Theon

Milani e ka refuzuar ofertën e parë për mbrojtësin e majtë, Theo Hernandez.

Siç raportohet nga Franca, Paris Saint Germain e do patjetër mbrojtësin e majtë dhe për këtë bëri ofertën e parë zyrtare prej 40 milionë eurosh.

Natyrisht, për Milanin, kjo ofertë as që vihet në konsideratë, duke e kthyer Parisin prapa.

Fjalën e fundit do ta ketë PSG-ja, që fillimisht po e teston Milanin pasi deri në fund, raportohet se është e gatshme të ofrojë deri në 70 milionë euro për ish mbrojtësin e Real Madridit, për të ndërtuar një skuadër fituese.

PSG deri më tani ka transferuar lojtar klasi si Sergio Ramos, Wijnaldum, Achraf Hakimi e së fundmi do të bëhet zyrtare edhe Gigi Donnarumma. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...