Milani po punon për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve, thotë Pioli

PUBLIKUAR

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se kuqezinjtë janë duke punuar për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve dhe se Zlatan Ibrahimovic dhe Simon Kjaer kanë ndikuar në rritjen e skuadrës.

Milani e mbizotëroi futbollin italian në vitin 2020 dhe e përfundoi vitin në krye të renditjes në Serie A, me një pikë epërsi ndaj rivalit, Inter, transmeton Gazeta Express.

Por pavarësisht se kuqezinjtë janë liderë në ligë, Pioli thekson se synimi kryesor i skuadrës së tij është rikthimi në Ligën e Kampionëve.

“Ne do të punojmë për t’u përmirësuar. Dhe, po, për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve. Klubi nuk na ka kërkuar asgjë, sepse nuk dëshiron të na bëjë presion”, tha Pioli.

“Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë gjithçka për ta kthyer Milanin aty ku duhet të jetë: në Ligën e Kampionëve”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...