Milani pa trajner zyrtar në tri ndeshjet e ardhshme

PUBLIKUAR

Milani ka konfirmuar se në testimin e fundit për COVID-19, ka rezultuar pozitiv edhe zëvendëstrajneri Giacomo Murelli.

Milani do të jetë pa trajner zyrtar në tri ndeshjet e ardhshme, pasi që ditë më parë edhe trajneri Stefano Pioli rezultoi pozitiv në testin për koronavirus, raporton Gazeta Express.

Murelli ka qenë i izoluar që nga dita e shtunë pasi që trajneri Pioli rezultoi pozitiv. Ai është vetizoluar dhe gjendjen shëndetësore e ka të mirë.

Ndeshja e radhës për skuadrën kuqezi do të jetë kundër Napolit të dielën, ndërsa javën e ardhshme  përsëri në udhëtim kundër Lille në Ligën e Evropës./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...