Milani e rikthen Bakayokon

PUBLIKUAR

Tiemoue Bakayoko do të rikthehet te Milani. Kuqezinjtë ishin në kërkim të një mesfushori qendre dhe tashmë e kanë mbyllur operacionin e radhës në merkato.

Bakayoko ka pranuar të ulë pagën, vetëm që të rikthehet te Milani ku ka luajtur para dy sezonesh. Vjet mesfushori ishte i huazuar te Napoli, po në Serie A.

Milani ka rënë dakord me Chelsea për huazimin më të drejtë blerjeje të Bakayoko.

Ai do shkojë në hua për dy vite në Milano dhe kuqezinjtë kanë të drejtën ta blejnë për 20 milionë euro.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...