Milani dhe Roma fitojnë bindshëm

PUBLIKUAR

Milani dhe Roma kanë vazhduar me fitore në këtë fillimsezon në Serie A, duke arritur fitore bindëse të dielën.

Milani e mundi 4:1 Cagliarin, ndërsa Roma e mposhti 4:0 Salernitanan, raporton Gazeta Express.

Ato i bashkohen Lazios, Interit dhe Napolit me nga dy fitore në dy xhirot e para në Serie A këtë sezon.

Sandro Tonali, Rafael Leao me nga një gol dhe Olivier Giroud me dy gola i ndihmuan Milanit ta mposht Cagliarin gjysh në pjesën e parë.

Golin e vetëm për Cagliarin e shënoi Alessandro Deiola.

Ndërkohë, për skuadrën e Jose Mourinhos gola e triumfit i shënuan Lorenzo Pellegrini dy, ndërsa Tammy Abraham dhe Jordan Veretout nga një.

Salerninata i ka humbur të dy ndeshjet e para që prej promovimit në Serie A, ndërsa Cagliari kishte barazuar në ndeshjen hapëse të sezonit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...