Milan e nis sezonin me fitore minimale

PUBLIKUAR

AC Milan e ka nisur sezonin 2021/22 në Serie A me fitore minimale 0:1 në udhëtim ndaj Sampdorias.

Edhe pse fitore minimale, ky triumf ishte i mirëseardhur për ekipin e Piolit që inkason tri pikët e para, shkruan Gazeta Express.

Gjatë 90 minutave u shënua vetëm një gol. Ai erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes.

Ishte Brahim Diaz i cili realizoi golin e fitores, i asistuar nga Calabria.

Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, teksa kuqezinjtë iu gëzuan fitores së parë të sezonit.

Kështu, Milan me këtë fitore renditet në vendin e tetë me tri pikë, kurse Sampdoria vendoset në pozitën e 16-të. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...