Dhjetëra mijëra njerëz janë duke u evakuuar nga shtëpitë e veta, për shkak të zjarreve të mëdha që i kanë kapluar pjesët e qytetit izraelit, Haifa.
Zjarre të mëdha janë duke u ndezur nga moti i nxehtë dhe erërat e thata në zonat e banimit në veri të qytetit, ku banojnë rreth 250.000 njerëz, transmeton Express.
Zjarret janë duke përbërë kërcënim edhe për shtëpitë afër Jerusalemit dhe Bregut Perëndimor.
Sipas një ministri izraelit, zjarret janë vënë qëllimisht nga dikush, por policia ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Qindra rezervistë ushtarakë janë thirrur për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
Nuk është raportuar për të vdekur apo për lëndime serioze, edhe pse shërbimi kombëtar emergjent ka thënë se 55 njerëz janë trajtuar për inhalacion nga tymi – 36 nga të cilët janë dërguar në spital./Express/




